Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Si i do votat me filmim apo me dëshmitar?” Zbardhen të tjera përgjime nga dosja '184'

Zbardhet e plotë dosja penale me Nr.184 që flet për blerjen e votave në zgjedhjet vendore për bashkinë e Dibrës.
Rtv Ora ka siguruar dosjen, e cila ka përfunduar në gjykatë vetëm me 4 të pandehur, ndërkohë për shumë te tjerë akuza është pushuar pasi vepra penale është parashkruar. Sa i përket ish-ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri, Prokuroria sqaron se ka qenë aktiv në fushatë po nuk ka konsumuar ndonje vepër penale.
Dosja për shitblerjen e votave në Dibër ka përfunduar në gjykatë ndërsa seanca paraprake ku gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë do të mbahet me 15 janar.
Rtv Ora ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të prokurorisë, mes të tjerave edhe përgjimet telefonike që vërtetojnë akuzat ndaj katër të pandehurve që akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Sipas prokurorisë, sa i përket shtetasit nën hetim Dionis Imeraj dhe personave të tjerë të kallëzuar Spartak Koltraka, Agron Malaj, Jetmir Lleshi, Shaban Uklala, Abaz Kaca, Sonila Ndreu (Braha) dhe Damian Gjiknuri, rezulon se ato nuk kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Dhënia e premtimeve dhe e shpërblimeve”, parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal.
Sipas akuzës këto persona kanë patur një rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, por gjatë hetimit nuk është provuar që këto persona të kenë dhënë apo ofruar premtime dhe shpërblime apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllimin për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime.
Sa i përket personave te proceduar për shpërdorim detyre përgjimet telefonike, janë kryer për një periudhë 15 ditore, nga data 9shtator 2016 deri me datë 24 shtator 2016, pas denoncimit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka.
Në përgjime mes të tjerëve janë vëne edhe numrat e Robert Agës, në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Dibër, Drini Gjeci, në atë kohë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, Hasan Hoti, në atë kohë me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Lurë, dhe Nuri Meda, në atë kohë me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tomin, bashkia Dibër.
Nga përgjimet rezulton se shefi i komisariatit të policisë Dibër ka qenë shume aktiv para dhe gjatë zgjedhjeve për të siguruar votat për kandidatin që kandidonte në siglën e Partisë Socialiste.
Në një përgjim të bërë në 9 shtator të vitit 2016, shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Robert Aga, i thotë shtetasit Arben Keshi: “Kam nis ca shërbime policie atje, të FNSH-së nja dy grupe që bëjnë patrullime, bëjnë gjërat, porositi që janë në ndihmë të tyre…”
Arbeni i përgjigjet: “Në rregull, dakort, rrofsh…”.
Robert Aga: Do ti mbaj të dy aty deri nesër mbrëma gjithë natën, që të paktën njerëzit tonë të ndjehen të sigurtë të shkojnë të votojnë. Bëjua të qartë.
Arben Keshi: Po, po.
Ndërkohë në një tjeter përgjim të bërë me datë 11 shtator 2016, pra ditën kur po zhvilloheshin zgjedhjet, komunikimi ka qenë me sms, ndëmjet Shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, shtetasit Robert Aga, përdorues dhe një personi me emrin Gent.
Sipas prokurorisë nga transkiptet rezulton se gjatë komunikimit me sms, Genti i thotë Robertit: “Të lutem më kthe përgjigje, kanë filluar me i ndal furgonat në Tiranë, të lutem kije parasysh një furgon IVECO i Skënder Elezaj, është plot me njërëzit tanë, mos ta ndalin. Se të duhet targa ta dërgoj… .Respekte Genti”
Dhe Roberti i kthen sms, ku i thotë: “Ma dërgo…”
Personi me emrin Gent i kthen sms duke i nisur targën “AA 027 LI”.
Po në diten e zgjedhjeve në një komunikim me sms ndërmjet shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, shtetasit Robert Aga, dhe një personi tjetër i quajtur Lutfi Buci.
Ky i fundit i dërgon sms Robertit ku i thotë: “Përshëndetje, që të jesh i sigurt ti, a do ti boj votat me filmim a me dëshmitar. Lutfi Buci”.
Në një bisedë tjetër të datës 11 shtator 2016, të zhvilluar midis shefit të policisë Dibër, Robert Aga dhe një personi tjetër thuhet:
Roberti: “Si duket…?”
“Çka, ai Kiçi Islami na e futi ja q… robt…”
Roberti: “Ashtu ëëë…?”
“I dola borxhit, i thashë a do lekë dhe tha jepke pak, du më shumë…”.
Sërish, më 11 shtator 2016 Robert Aga, diskuton me një person me emrin Qemal, ku gjatë zhvillimit të bisedës,Roberti i thotë Qemalit.
Roberti: “Shife atë djalin e atij Hames, hë më se e ke parasysh, ia ke telefonin ti se i kërkojnë të shkojnë të votojnë.”
“Po po, se e gjej unë për dy minuta.”
Roberti: “Shko thuaji për hatër tim.”
Sërish, në të njëjtën ditë, shefi i komisariatit Dibër, Robert Aga, bisedon meAzbi Bicin, punonjës policie në Komisariatin Dibër, që i raporton eprorit të tij Robert Aga, duke i thënë:
“Sa jam nisur me kutitë e Bllatës së Poshtër” e njofton ai dhe Roberti i thotë “me kujdes”.
Roberti: “Ti i ke çu njerëzit e tuj të votojnë?”
Azbiu: “Patjetër që po, i kam çu me makinë dhe i kam afru.”
Ndërsa në një bisedë të datës 12 shtator, Robert Aga, bisedon me një numër ende të paidentifikuar ku të dybashkëbiseduesit diskutojnë mbi rezultatin e thellë të fitores së PS -së, ku ndër të tjera personi e pyet Robertin:
“Ça bëtë ashtu, në progresion gjeometrik…?!”
Roberti: “Po pra mo tashi, unë kur të fitoj mandatin, kam të drejtë t’i them atij burrit të huaj që unë e mbarova.”
“Po po, e bëre asfalto beton rrugën, e shtrove rrugën e Arbrit”
Mes bisedave të përgjuara është edhe ajo e datës 20 shtator 2016, e zhvilluar mes Imer Lalës dhe Drini Gjeçit, ku realizohet ky komunikim:
Imeri: Ore kush e ka çuar në punë atë nusen e Mezan Merdinit, mësuese në Sohodoll?
Drini: Kjo në Sohodoll më duket se ka shkuar edukatore.
Imeri: më duket se ka shkuar mësuese. Po a e di që djali i këtij Mezanit dhe Mezani u nxorri armën njerëzve tonë dhe njerëzit më thonë çfarë bën që e emëron në punë!
Drini: O Imer, dëgjo tani! Është e vetmja komunë ose Njësi Administrative që kemi bërë ca lëvizje dhe ta kam shkruar edhe me mesazh, me Spartakun, me Arifin, ka qenë prezent edhe Afrimi.Unë nuk kam qenë dakort, por këto lëvizje janë bërë gjatë fushatës.
Imeri: Kush e ka rekomanduar këtë?
Drini: Këtë ma kanë dhënë ato se unë nuk i kam njoft fare, mor fare.Ma kanë dhënë asambleja e atjeshme, këto të PS-së.
Drini: Lidhu njëherë me Spartakun se ta shpjegon
Imeri: Ok.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38