Flash News

E-TJERA

Si u gjet e braktisur foshnja në garazhin e pallatit në Yzberisht

Si u gjet e braktisur foshnja në garazhin e pallatit në Yzberisht

Detaje të reja kanë nga ngjarja e ndodhur në kryeqytet, ku një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në parkingun e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e bebit dhe ka njoftuar policinë.

Foshnja u gjet e mbështjelle me një batanije e lënë në tokë, ndërsa nuk dihet ende se kush është nëna e të porsalindurit apo kush e ka braktisur.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth për të zbuluar më shumë detaje.

Të fundit