Flash News

E-TJERA

Si u kap Endrit Dokle dhe Fatjon Murati, policia tregon kush ishte personi që i shoqëronte

Si u kap Endrit Dokle dhe Fatjon Murati, policia tregon kush ishte personi

Policia ka treguar se si ka rënë në gjurmët e Endrit Dokles dhe Fatjon Muratit. Blutë tregojnë se në informacionet e marra në rrugë operative se Fatjon Murati qarkullonte me automjet,  ky I fundit është kapur në flagrancë.

Murati ishte i shoqëruar me Endrit Doklen dhe Gentian Reçin, nipi i ish-policit Xhelal Reçi që u vra para 1 viti në Laç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i Muratit, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndërsa për Doklen dhe Reçin po vijojnë veprimet hetimore.

Kujtojmë që Dokle u dënua më parë me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera si anëtar i bandës së Durrësit.

Emri i Dokles u shfaq ë skenë pas deshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ky i fundit deklaroi se Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por Dumani ka deklaruar se nuk ka dashur ta kryej.

Të fundit