Flash News

E-TJERA

Si u kthye në tragjedi me tre të vdekur historia e dashurisë së dy të rinjve në Klos

Si u kthye në tragjedi me tre të vdekur historia e dashurisë

Historia e dashurisë së dy të rinjve në Klos u kthye sot në një tragjedi, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Të vdekur mbetën babë e bir, Ilir Shira dhe Kenado Shira, përkatësisht 17 dhe 46 vjeç, si dhe  Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes, i cili pas krimit qëlloi me armë edhe veten.

Po ashtu, nga ngjarja mbetën të plagosur aksidentalisht edhe Renato Hasula dhe Englatin Hasula, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë.

Si ndodhi ngjarja

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve, 17-vjeçarit Kenad Shira i cili mbeti i vrarë dhe vajzës së 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është bërë shkak për krimin e rëndë.

Mësohet se familja Mjeshtri e kundërshtonte këtë lidhje dhe ishin takuar sot në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar, por gjithçka përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, njëri prej tyre polic bashkiak, ndërsa i riu kishte marrë me vete të atin dhe dy të afërm.

Renato Hasula dhe Eglant Hasula dyshohet se janë plagosur aksidentalisht nga autorim, ndërsa  Fatmir dhe Besnik Mjeshtri janë vënë në pranga.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Englatin Hasula, ata janë nisur në Tiranë. Në marrjen e informacionit nga policia u vendosën në ndjekje dhe bë e mundur kapja e dy personave, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes”, tha Dhimitraq Ziu, drejtor i policisë së Dibrës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

Të fundit