Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si u zbulua afera me tenderin në Ministrinë e Brendshme, akuzat për 9 të arrestuarit; nuk u prekën zyrtarët e lartë

Me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit dhe FNSH-ja zbarkuan mëngjesin e sotëm në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Si rezultat u arrestuan 9 persona; 8 prej tyre nën masën e sigurisë "arrest me burg", ndërsa një në "arrest shtëpie". Ata akuzohen për abuzim lidhur me tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë rreth 27 milionë euro. Burime bëjnë me dije se për zbardhjen e kësaj aferre ka patur edhe bashkepunetore te drejtesise nga brenda Ministrise se Brendshme. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të arrestuarve. Ky operacion vjen vetëm pak ditës pas operacionit në Bashkinë e Lushnjës, i cili po ashtu kishte të bënte me aferrën e një tenderi.
Të arrestuarit dhe akuzat:
1. Edlira Nagellari - “arrest në burg”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
2. Flutura Çekrezi - “arrest në burg”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
3. Anisa Bogdani - “arrest në shtëpi”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
4. Ani Omuri - “arrest në burg”, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
5. Kleivis Hasani - “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
6. Kreshnik Bejkaj - “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”m në bashkëpunim.
7. Fatmir Demneri - “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
8. Mariglen Buzali - “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesemarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
9. Gëzim Mingaj - “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
Si nisën hetimet për tenderin për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit:
Në muajin Gusht të vitit 2020, Grupi Parlamentar Demokrat e kallëzoi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, në SPAK, duke e akuzuar për 5 vepra penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”; “Shpërdorimit të detyrës”; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”.
Sipas kallëzimit të depozituar në SPAK nga deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri, më datë 11 Qershor 2020, u zhvillua procedura e tenderit me objekt “Blerje dhe shpërndarja e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit” për 4 vjet, me fond limit rreth 2.8 miliardë lekë pa TVSH apo 27 milionë euro me TVSH.
Fituesi i paracaktuar ishte firma “D&E” sh.p.k., e cila nuk plotësonte shumë kushte e dokumente të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i pari. “Sandër Lleshaj ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Skandali merr përmasa edhe më mëdha. Kjo, për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020”, thuhej në kallëzimin e Grupit Parlamentar Demokrat.
Në fillim të procedurës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve u bë presion që të skualifikohej kompania e parë e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliardë lekë më pak. Si pasojë e rezistencës së një pjese të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. “Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin. Krejt papritur, një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës, pa asnjë shpjegim”, thuhej në kallëzim.
Kompania “D&E” sh.p.k. nuk plotësonte një sërë kushtesh teknike dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuar, falsifikuar edhe dokumentacionin e paraqitur.
"Gjatë hetimit, janë konstatuar shkelje te rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi." thuhet në njoftimin e SPAK.
Ky tender është denoncuar dhe nga ana e Partisë Demokratike, por këta të fundit u mjaftuan vetëm me deklarata për mediat dhe nuk depozituan kallëzim penal në SPAK.
SPAK nuk preku zyrtarët e lartë:
Pavarësisht se u prenë 9 fletë-arreste, ajo që vlen të theksohet është se SPAK nuk preku zyrtarët e lartë. Bëhet fjalë për ish-Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca. Në kallëzimin penal, Lleshaj dhe Ndreca akuzohen si organizatorët e procedurës fiktive të tenderit 25 milionë euro, një projekt i zbatuar, sipas kallëzuesve, nga zyrtarët e prokurimeve, për të cilët kanë vendosur edhe emrat përkatës. Gjithsesi, emrat e tyre nuk gjenden për momentin në listën e prokurorëve specialë, pasi nuk dihet se çdo të nxjerrin hetimet në vazhdim.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shkarkoi drejtoreshën 8 ditë para arrestimit:
Mes 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të arrestuar nga SPAK është edhe Edlira Naqellari. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, por u shkarkua 8 ditë më parë me një vendim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Motivet e shkarkimit nuk dihen. Ajo është emëruar në postin që mbante në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafa. Edlira Naqellari është gjithashtu motra e kryetares së Gjykatës Lezhë, Ornela Naqellarit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38