Flash News

E-TJERA

Si u zbulua vrasësi i Saimir Jakut, u fundos nga shenjat e gishtërinjve

Si u zbulua vrasësi i Saimir Jakut, u fundos nga shenjat e

Zbardhen detaje të reja lidhur me zbardhjen e vrasjes së ish drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku, 6 vjet më parë në Rrëshen.

Për këtë krim u arrestua Dorjan Keqi dhe policia u bind për autorësinë nga gjurmët e gishtave.

Këtë të premte Dorian Keqi u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkohë, pas vrasjes së Jakut në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore dhe kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit.

Dorjan Keçi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

 

Të fundit