Flash News

E-TJERA

Si u zbuluan 11 anëtarët e grupit që trafikonte kokainë. Roli i shqiptarëve

Si u zbuluan 11 anëtarët e grupit që trafikonte kokainë.

11 anëtarë të një organizate të trafikut të kokainës u dënuan nga Gjykata penale e Brukselit me burgim nga 1 deri në 10 vjet. Grupi kriminal u zbulua pas të shtënave në një piceri në Strombeek në prill 2020.

Menaxheri u qëllua për vdekje në mes të ditës. Viktima ishte kreu i dyshuar i bandës, ndërsa autori një shtetas shqiptar.

Grupi kriminal vepronte nga Grimbergen. Sipas prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara.

Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. Burri mbeti i plagosur rëndë në vendngjarje, por më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra në spital. Makina e arratisjes së autorit është gjetur e djegur në Meise.

Arma e vrasjes ishte në makinë. i dyshuari, ndoshta një vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem. 37-vjeçari shqiptar ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.

Burri, së bashku me njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë, u ndoqën penalisht nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Njëmbëdhjetë prej tyre morën dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet. E veja e pronarit të picerisë u shpall e pafajshme.

Të fundit