Flash News

E-TJERA

Si u zhvilluan tenderat e rindërtimit me procedurë të kufizuar. Dyshime për klientelizëm dhe korrupsion

Si u zhvilluan tenderat e rindërtimit me procedurë të kufizuar.

Tërmeti i nëntorit 2019 ishte një fatkeqësi e dyfishtë që goditi Shqipërinë. Përveç faktit që shumë persona humbën shtëpitë, edhe sot e kësaj dite shumë prej tyre janë me bonus qeraje ose pa bonus mbi 5 vite pas tërmetit, ndërkohë që institucionet e përfshira akorduan qindra miliona euro fonde për kompani që nuk zbatuan kontratat, por edhe nuk plotësonin kriteret për të fituar tenderat.

Sipas drejtori ekzekutiv të Qendrës Shqiptare për Kërkimet në Ekonomi Zef Preci, problemet me prokurimet reflektojnë mungesën e ekspertizës të kapaciteteve të një numri të madh agjencish shtetërore që kryejnë prokurimet dhe rritjen e influencës dhe sofistikimin e korrupsionit si një krim në procesin e prokurimit.

Sipas raportit nga Komisioni Europian, pavarësisht trajnimeve dhe asistencës së vazhdueshme për të përmirësuar menaxhimin e investimeve publike, reformat institucionale si unifikimi i procesit të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve të investimeve publike, nuk u zbatuan.

Si rezultat, disa fusha të investimeve publike, duke përfshirë fondet e rindërtimit, nuk i nënshtrohen kritereve të zakonshme të vlerësimit dhe rregullave të prokurimit. Madje ky proces ka patur probleme me transparencën.

Sipas organizatës Open Data Albania, kontraktimet për tenderat e Rindërtimit po bëhen në anashkalim me ligjin nëpërmjet Aktit Normativ Ligj 97/2019, i cili hyri në fuqi si masë emergjencë për fatkeqësitë natyrore nga qeveria. Nëpërmjet këtyre procedurave ligjore, qeveria shqiptare i jepte tenderat me procedurë të kufizuar, por në të njëjtën kohë kufizonte konkurrencën dhe sipas Open Data krijonte kushtet për klientelizëm dhe korrupsion.

Sipas studimit në dhjetor 2024 nga Open Data Albania vihet re se buxheti i shtetit duket se ka synuar të ndikojë votuesit dhe të nxjerrë përfitime elektorale për mazhorancën në parlament. BW

Të fundit