Flash News

E-TJERA

Sigfrido Ranucci flet pas atentatit ndaj tij: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

Sigfrido Ranucci flet pas atentatit ndaj tij: Nuk ka elementë që

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, foli publikisht lidhur me atentatin ndaj tij i ndodhur disa ditë më parë.

Duke folur në Euronews Albania, Ranucci komentoi mundësinë e përfshirjes së mafias shqiptare në këtë ngjarje, duke qartësuar se aktualisht nuk ka prova që e lidhin ngjarjen me krimin e organizuar shqiptar.

“Nuk besoj se mafia shqiptare ka lidhje me atentatin. Në Itali kemi bërë investigime për mafian shqiptare, por nuk kam njohuri të detajuara mbi këtë rast. Aktualisht nuk kam asnjë element që ta konfirmojë një lidhje të tillë. Nuk besoj se mafia shqiptare është kaq e papërgjegjshme; ata zakonisht veprojnë me ide të qarta. Mund të ketë lidhje me hetime në shtete të tjera, por për momentin nuk kam asnjë arsye për të e lidhur me ndonjë shqiptar,” tha Ranucci.

Ai theksoi se hetimet duhet të vazhdojnë dhe se çdo lidhje spekulative pa prova nuk mund të konfirmohet.

Të fundit