Flash News

E-TJERA

Siguri e Lartë në Leskovc, asnjë taksi pranë hotelit të Kombëtares Shqiptare

Siguri e Lartë në Leskovc, asnjë taksi pranë hotelit

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte mbrëma përballë Serbisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Lëvizja drejt hotelit ku qëndron kombëtarja shqiptare është bllokuar për çdo automjet privat apo taksi, raporton Top Channel.

Për mbarëvajtjen e takimit, autoritetet serbe kanë angazhuar rreth 5000 forca policie të ardhura nga Beogradi, të cilat do të patrullojnë zonën mes Nishit dhe Leskovcit, ku ndodhet hoteli dhe stadiumi.

Edhe pse janë lejuar 6000 tifozë, burime konfidenciale raportojnë se numri real nuk pritet të kalojë 3500–4000, për të garantuar kontroll maksimal. Përveç badge-ve, tifozëve do t’u kërkohet edhe pasaporta për hyrjen në stadium. 

Të fundit