Flash News

E-TJERA

Siguria kibernetike, eksperti tregon kombinimin e fjalëkalimeve që hakerat nuk mund t’i thyejnë

Siguria kibernetike, eksperti tregon kombinimin e fjalëkalimeve që

Mbi 900 mijë shqiptarë në vitin 2021 u përfshinë nga një skandal masiv i rrjedhjes së të dhënave, përfshië pagat dhe karta ID. Skandali u pasua edhe me publikimin e numrave të telefonit dhe targave të kaminës.

Në kushtet kur siguria kibernetike vijon të mbetet problem, eksperti i sigurisë Sali Cengu, ka treguar disa nga kombinimet e fjalëkalimeve të cilat janë vështirë për t’u thyer nga hakerat.

Cengu tha në Euronews Albania se kombinimi i shkonjave kapitale dhe të vogla, me karaktere speciale dhe numra, e bën më të vështirë thyerjen nga hakerat.

“Një kombinim i mirë, por jo shumë i gjatë duhet të përfshijë shkronjat kapitale, shkronjat e vogla, numrat dhe karakteret speciale. Karakteret speciale janë (@), shenjat e pikësitmit (?), (!). Siguria absolute nuk eksiton asnjëherë, por sa më i komplikuar dhe sa më i gjatë të jetë pasëord-i aq më e  vështirë bëhet  thyerja e tij”, tha eksperti.

Të fundit