Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Siguria kibernetike në fokus: Integrator – konferenca rajonale e sigurisë kibernetike
Për trendet në sigurinë kibernetike, shërbimet security, ruajtjen e të dhënave në cloud, mbrojtjen e aplikacioneve të biznesit, zonjat e suksesshme në botën e sigurisë kibernetike, sigurimet dhe shumë tema të tjera u diskutuan në konferencën dy-ditore rajonale të sigurisë kibernetike "Integrator" të organizuar nga kompania Sky Express.
Ekspertët më të shquar të IT-së nga vendi dhe jashtë prezantuan informacionet dhe praktikat më të fundit, të paanshme dhe aktualisht më të rëndësishme në fushën e sigurisë së informacionit. “Kompania Sky Express merret me shpërndarjen dhe zbatimin e zgjidhjeve të përparuara të programeve kompjuterikë të sigurisë kibernetike dhe me shërbime të sigurisë së informacionit në tregjet e Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Si një nga udhëheqësit rajonalë në këtë fushë, kompania Sky Express dhe fondi i saj partner, Evolution Equity Partners nga Cyrihu, kanë mundësinë, por edhe detyrimin jo vetëm për t'i shërbyer tregut të rajonit me zgjidhje cilësore të programeve të sigurisë, por edhe për të edukuar përdoruesit dhe për të rritur vetëdijen e përbashkët për kërcënimet direkte dhe indirekte ndaj sigurisë dhe integritetit të të dhënave dixhitale.
Ideja jonë është që çdo vit të mbajmë konferencë në një vend tjetër në rajonin ku operojmë, për të mbështetur përpjekjet lokale për të zhvilluar një kulturë të sigurisë IT, për të iniciuar sipërmarrje të reja investimesh lokale përmes fondit tonë Evolution Equity Partners dhe për të ndihmuar në mbrojtjen më efektive të të dhënave më të ndjeshme të biznesit dhe personale”, theksoi CEO i Kompanisë Sky Express, zotëri Majo Miqoviq.
Krimi kibernetik po rritet në mënyrë eksponenciale, pasojat e sulmit janë të shumëfishta, nga financiare, përmes reputacionit deri në rrënimin ekonomik të kompanive. Kompanive u rekomandohet që ta marrin këtë sfidë si një kërcënim të vazhdueshëm dhe të marrin masa për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme përpara se të ndodhë dëmi. Kompania Sky Express falënderon partnerët e konferencës “Integrator” për mbështetjen e tyre: Evolution Equity Partners, VMware, Onapsis, LogPoint, Comtrade, Enetel Solutions, Security Scorecard, Open Systems, Airlock, Eperi, Dflabs.