Flash News

E-TJERA

Siguria në alarm/ Tjetër skandal pas patronazhistëve, shpërndahen në rrjet të dhënat dhe rrogat e qytetarëve

Siguria në alarm/ Tjetër skandal pas patronazhistëve,

Në media po qarkullon një skandal i ri që lidhet me të dhënat personale të qytetarëve. Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën bruto, që po shpërndahet në Whatsapp.

Nuk dihet ende burimi i daljes së këtyre të dhënave, por përveç gjeneraliteteve janë bërë publike pozicioni i punës që qytetarët kanë dhe paga që marrin, duke cënuar rëndë privatësinë.

Dyshohet se kjo rrjedhje e informacionit janë prekur individë që mbajnë poste të rëndëishme si drejtues bankash, kompanish farmaceutike, sigurimesh, të naftës dhe të telefonisë. Bëhet fjalë për një listë prej më shumë 637 mijë qytetarë, por nuk është bërë publike nga mediat për shkak të ruajtjes së privatësisë.

Ky rast vjen pas skandalit të patronazhistëve që ndodhi para zgjedhjeve të 25 prillit. Këto raste tregojnë se siguria e qytetarëve vihet në pikëpyetje. Ka informacione se Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi, pas ankesave të disa qytetarëve, dhe i ka dërguar një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure. 

 

Të fundit