Flash News

E-TJERA

Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, Manjani: Qeveria do buxhet për qoka, masë komuniste

Sigurimi i detyrueshëm i banesës nga tërmeti, Manjani: Qeveria do

Qeveria ka përgatitur një projektligj ku përcaktohet sigurim i detyrueshëm për banesat në rast tërmeti. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me një postim në Facebook ku shkruan se duhet të pranohet kultura e sigurimit, por jo diktati.

Manjani thotë se ky projektligj i propozuar nga qeveria është dhunë, pra, të marrësh me dhunë para nga qytetarët dhe nga ana tjetër shtetëson tregun e sigurimeve. Për ish-ministrin kjo është një masë e pastër komuniste.

“E pranoj kulturën e sigurimit. Në kushtet e tregut të lirë mbrojtja nga rrisqet bëhet domosdoshmëri. Askush nuk të ka borxh të të zëvendësojë shtëpinë kur ta dëmton tërmeti apo djeg zjarri. As të të japë lekë sëmuresh.

Ndaj unë e pranoj kulturën e sigurimit. Por kulturën ama, jo diktatin.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave është dhunë. Nuk ka asnjë lidhje me tregun e lirë. Me këtë ligj qeveria nga njëra anë merr me dhunë para shtesë nga buxhetet e familjeve, nga ana tjetër shtetëzon tregun e sigurimeve”, shkruan Manjani.

Manjani thotë se me sigurimin e detyruar, qeveria synon të krijojë një buxhet alternativ me synim që paratë më pas të përdoren për qoka, por me arsyetimin që qeveria tashmë “i ka larë duart” me qytetarët e saj.

"Masë e pastër komuniste! Masë e cila në thelb pason sjelljen edhe me komuniste ku shteti shpërndan “shtëpi, me paratë e buxhetit.

Tani ka ardhur pika që qeveria ska më para për të shpërndarë, gjasme në emër të tërmetit, por për qoka elektorale. (Në dy palë zgjedhjet e fundit u shpërndanë masivisht para tërmeti). Ndaj shpiket sigurimi me detyrim. Pra synohet krijimi i një buxheti alternativ që të mund të përdoret, gjithashtu për qoka politike, por me formulën "qe lala durt".

Shkurt, sigurimi i detyrueshem është ndërhyrje e dhunshme në treg; shkel parimin e barazisë para ligjit; legjitimon ndërhyrjen politike të qeverisë në tregun e lirë; shkatërron përfundimisht kulturën e sigurimit në tregun privat; dëmton parimin e konkurrencës dhe të ekonomisë së lirë; vendos detyrime esktra fiskale për shërbime që nuk i përfitojmë, ose të paktën jo të gjithë njësoj; shpall banesën e çdo shqiptari si rrezik, pavarësisht se rreziku mund të jetë shumë i ulët, etj, etj”, shton ai më tej.

Të fundit