Flash News

E-TJERA

Sigurimi i detyrueshëm i makinave do ofrohet në e-Albania, si do procedohet

Sigurimi i detyrueshëm i makinave do ofrohet në e-Albania, si do

Pajisja me sigurim të detyrueshëm për automjetet tashmë do të ofrohet si shërbim nga e-Albania. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka ofruar si mundësi për qytetarët, me qëllim shmangien e mungesës së informacionit dhe vonesave.

Qytetarët do të kenë mundësi që përmes portalit të marrin informacionet e nevojshme ose vërtetimet në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.

Njëherazi, çdo pronar i automjetit do të njoftohet me një mesazh për momentin se kur i mbaron siguracioni i makinës. Në këtë mënyrë, njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë para afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo do t’i shërbejë qytetarëve që të kryejnë procedurat e nevojshme brenda afatit të përcaktuar.

Çdo informacion do të raportohet në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t’u mundësojë qytetarëve të verifikojnë në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm. Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban: Të dhëna për mjetin motorik, si nr. sasie, targë, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit; Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij; Të dhëna për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.

Të fundit