Flash News

E-TJERA

Sigurimi i vaksinave dhe ecuria e procesit/  Ku renditet Shqipëria, shtetet që po imunizojnë me shpejtësi popullsinë

Sigurimi i vaksinave dhe ecuria e procesit/  Ku renditet Shqipëria,
Foto ilustruese

Vaksina po shihet si mjeti i vetëm për të luftuar pandeminë Covid-19, që prej më shumë se një viti është përhapur në te gjithë botën. Edhe ekspertët në vendin tonë e shohin si të vetmen mënyrë për të rikthyer normalitetin.

Euronews i ka kushtuar një shkrim procesit të vaksinimit në Europë, duke u bazuar në raportet zyrtare dhe atë çka është raportuar në media. Në këtë shkrim janë publikuar të dhëna që lidhen me ecurinë e procesit të vaksinimit dhe me sigurimin e dozave.

Sa i përket numrit të dozave të siguruara dhe vaksinimit të qytetarëve, Shqipëria renditet e treta nga fundi, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Malin e Zi. "Një pjesë e vendeve relativisht më të varfra, sipas standardeve të Bashkimit Evropian, filluan vaksinimin më vonë dhe kanë mbuluar më pak njerëz. Lista përfshin shtete të tilla si Ukraina, Moldavia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bjellorusia", thuhet në analizën e Euronews.

Krahas shkrimit janë publikuar edhe grafikët përkatës që e vërtetojnë këtë gjë. Në vendin tonë procesi i vaksinimit ka nisur javën e dytë të janarit, fillimisht në Tiranë dhe më pas është shtrirë në të gjithë vendin.

Pas bluzave të bardha dhe të moshuarëve ka nisur vaksinimi dhe i mësuesëve me AstraZenca. Kjo e fundit është pezulluar në shumë vende pas raportimit të disa rasteve për komplikacione. Kryeministri Edi Rama tha se dozat e mbërritura në Shqipëri janë të sigurta. Ky i fundit e "ka shitur" si sukses ecurinë e vaksinimit në Shqipëri me argumentin se shtete të tjera ende nuk kanë nisur, duke sjellë shpesh shembullin e Kosovës. Deri në këto momente në vendin tonë janë kryer 24,887 vaksinime.

Sipas Euronews, shteti që ka përparuar më shumë ne Europë për imunizimin e popullsisë është Britania e Madhe. Kjo e fundit është "e etur" për të marrë sa më shumë vaksina dhe që të gjithë qytetarët të marrin edhe dozën e dytë të saj.

Por edhe Malta, Serbia dhe Danimarka kanë bërë përpjekje dhe kanë ecur mire, thekson Euronews. Edhe në këtë shkrim flitet për pretendimet se vendet e pasura kanë përfituar më shumë vaksina.

Të fundit