Flash News

E-TJERA

Sigurimi i vaksinave dhe ndërtimi i Skavicës, çfarë pritet të votojë sot Kuvendi

Sigurimi i vaksinave dhe ndërtimi i Skavicës, çfarë pritet
Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi, ku pritet të miratohet Akti Normativ, i cili autorizon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj për zhvillimin e negociatave me prodhuesit për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Gjithashtu pritet të kalojë dhe projektligji për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Gjatë seancës së sotme do te ketë edhe kohë për diskutim të lirë nga deputetët. Përpos kësaj të sotmes, mbeten dhe dy seanca të tjera të kësaj legjislature.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit