Flash News

E-TJERA

Siguronin ftesa fiktive për qëllime turistike/ Arrestohet durrsaku dhe një sirian, kalonin shtetas nga vendet e treta drejt BE

Siguronin ftesa fiktive për qëllime turistike/ Arrestohet durrsaku dhe

Një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është goditur nga policia. Kjo e fundit ka arrestuar shqiptarin H. L., 29 vjeç dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij sirian, që jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, K. A., 40 vjeç.

Policia bën me dije se këta dy persona, në bashkëpunim dhe me të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike.

Pas mbërritjes në Shqipëri, siguronin ndihmë për t’u larguar në menyrë të jashtëligjshme drejt vendeve të BE-së. Policia ka proceduar penalisht dhe shtatë shtetas të huaj, të cilët synonin të largoheshin drejt evndeve evropiane.

Të proceduarit për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, janë: A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme dhe po punon për identifikimin e tyre.

Të fundit