Flash News

E-TJERA

Siguronin nga Italia euro false dhe i hidhnin në tregun e Tiranës, në pranga dy të rinjtë nga Kruja

Siguronin nga Italia euro false dhe i hidhnin në tregun e Tiranës,

Janë arrestuar dy persona në Krujë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë janë arrestuar në flagrancë në sajë të operacionin policor të koduar “Konvertimi”.

Ata akuzohen për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Të fundit