Flash News

E-TJERA

Nuk ka lehtësim të masave për festa, Bino: Më 31-dhjetor vendi do të mbyllet pas orës 22:00

Nuk ka lehtësim të masave për festa, Bino: Më 31-dhjetor
Foto ilustruese/ Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino bëri me dije se natën e Vitit të Ri pra më datë 31 dhejtor, vendi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00.

Bino tha për Report Tv, se kjo masë do të merret për shkak të eleminuar grumbullimet për shkak të koronavirusit. Sa i përket mbylljes totale, Bino ka thënë se një masë e tillë do të vendoset duke marrë parasysh shtimin e rasteve dhe të viktimave në vend.

“Do vlerësohen të gjitha shifrat. Infektimet, por dhe vdekjet e më pas do marrim një vendim tjetër. Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur.

Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup.

Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit”, ka thënë Bino.

Të fundit