Flash News

E-TJERA

Silva Bino tregon përvojën me Covid-19: Personalisht, kalova një formë të rëndë, nuk mbushesh dot me frymë

Silva Bino tregon përvojën me Covid-19: Personalisht, kalova një

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka përcjellë një mesazh për të gjithë personat skeptikë ndaj covid-19.

E shfaqur me maskë, Bino thotë se ajo vetë ka kaluar një formë të rëndë të covid-19, e cila shoqërohet me probleme në frymëmarrje.

Ajo apelon që të gjithë të bëjnë kujdes, pasi sipas saj, Covid-19 shfaqet agresiv edhe kur personat nuk vuajnë nga sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca, siç thuhet shpeshherë, nuk ka ndryshuar. Shkalla e formave të njëjta mbetet e njëjtë dhe personalisht e kalova një formë të rëndë. Pra, e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë, duhet të jetë të kujdesshëm, të lexojnë faktet, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin dhe duhet për këtë arsye të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht moshës, apo nëse kanë sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, tha Bino, një mesazh i shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

 

Të fundit