Flash News

E-TJERA

Simoni: Frika nga Vettingu dhe monitorimi i vazhdueshëm po pengojnë plotësimin me anëtarë të GJKKO

Simoni: Frika nga Vettingu dhe monitorimi i vazhdueshëm po pengojnë

Thirrjes së fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk i është përgjigjur asnjë gjyqtar.

Sipas kryetarit të kësaj gjykatë, Sandër Simoni, dy janë arsyet që pengojnë magjistratët: frika nga Vettingu dhe monitorimi i vazhdueshëm.

“E para, ka disa kufizime të privatësië së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre. Për të kaluar si gjyqtar i Gjykatës së Posaçme kërkohet si kusht edhe kalimi i Vettingut. Mendoj se këto arsye kanë penguar konkurrimin e gjyqtarëve”, shtoi ai.

Për gjyqtarin Simoni shpresa më e madhe mbeten magjistratët e rinj, duke iu bërë thirrje atyre që të synojnë të bëhen pjesë e Gjykatës së Posaçme.

“Kam besim te gjyqtarët e rinj që kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës, i kemi nxitur ata bashkë me KLGJ-në dhe Euralius-in duke i inkurajuar”, tha ai.

Ka kaluar një vit që nga themelimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe ky institucion akoma nuk ka organikën e plotë për të gjykuar dosjet e referuara nga SPAK-u.

Të fundit