Flash News

E-TJERA

Sindikata e Naftëtarëve letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe ambasadorëve: Ushtrojini presion qeverisë për gjetjen e zgjidhjes

 

Sindikata e Naftëtarëve letër Organizatës

 

Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar përmes një letre organizmave ndërkombëtarë, ku kërkon mbështetjen e tyre. Naftëtarët kërkojnë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe përfaqësuesit diplomatik në Shqipëri ti ushtrojnë presion qeverisë për gjetjen e zgjidhjes.

Në letër tregohen edhe kushtet e vështira me të cilat përballen naftëtarët, pagat e prapambetura dhe pezullimi i punës. Ata bëjën thirrje për vënien në zbatim të vendimit të gjykatës, e cila vendosi për rikthimin e pagave.

Njoftimi i plotë:

Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar nëpërmjet një letre Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri.

Përmes kësaj letre SNB vë në dukje kushtet e vështira me të cilat përballen naftëtarët dhe mbarë komuniteti i Ballshit, pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës prej më se një viti. SNB bën thirrje për vënien në zbatim të vendimit të gjykatës që u rikthen pagat punëtorëve dhe kërkon mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare në ushtrimin e presionit qeverisë shqiptare për gjetjen e zgjidhjes.

Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!

Sindikata e Naftëtarëve letër Organizatës

Të fundit