Flash News

E-TJERA

Sindikata e Naftëtarëve: Rafineria e Ballshit mbulonte 50% të nevojave, nuk do vareshim nga jashtë

Sindikata e Naftëtarëve: Rafineria e Ballshit mbulonte 50% të

Rritja e çmimit të naftës pësoi një rritje drastike që solli reagimin e shoqërisë. Prej dy ditësh, vala e protestave kundër rritjes së çmimeve është shpërndarë në të gjithë vendin.

Për Euronews Albania, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, tha se nëse sot do të ishte ende në funksion rafineria e Ballshit, do të mbulonte 50% të nevojave të vendit dhe nuk do të vareshim nga tregu ndërkombëtar.

“Nëse rafineria e Ballshit do të punonte me kapacitet normal, 50% e nevojave të vendit do të mbuloheshin nga kjo rafineri”, tha Dautaj.

Kreu i sindikatës u shpreh se rafineria ishte funksionale me standarde evropiane dhe cilësore. Ai u shpreh se rafineria po shkatërrohet me një vendim të fshehtë.

“Nuk ka një transparencë kush e shiti, kush e bleu. Nafta prodhohej në qytetin tonë. S’kemi pse kishim varësi nga jashtë. Uzina ishte funksionale, punonjësit këtu, lëndë kishte”, tha ai.

Të fundit