Flash News

E-TJERA

"Sindikata italiane njofton takimin e PS me emigrantët", Topalli debat me Ballën: Hajde shkojmë bashkë

"Sindikata italiane njofton takimin e PS me emigrantët", Topalli

Drejtuesja e PD për votën e diasporës, Jozefina Topalli ngriti shqetësimin në lidhje me një lajm se si një sindikatë italiane ka bërë thirrje për takimin e PS me shqiptarët në Rimini.

“3 momente do të konsideroja. 2 të cilat janë avantazhuese për të sjellë rrotacioan dhe e treta një shqetësim. Dy të parat. Diaspora është e lirë nga presioni nga pushteti, gjë të cilën s’mund ta them për administratën. E dyta. Në 12 vitet e fundit janë larguar rreth 1 milion shqiptarë dhe ata që përzihen nga shtëpia nuk mund të imagjinoj që t’ja kthejnë si shpërblim pushtetit aktual. E treta, po lexoja që ishte shpërndarë një email ku CGIL (sindikatë italiane) njoftonte shqiptarët që banojnë në Rimini që të vijnë në takimin e PS. Ishte çudia më e madhe se si një sindikatë italiane bën thirrje. Ky është shqetësimi im”, tha Topalli në tv Klan. 

Këtij pretendimi i është përgjigjur drejtuesi i PS për votën e diasporës, Taulant Balla, i cili e ftoi Topallin që në takimet me diasporën të shkojnë bashkë përfaqësuesit e PS dhe PD, e në fund emigrantët të votojnë sipas dëshirën së tyre.


“Gjithë këto kohë kam konstatuar që shqiptarët janë tani të përfaqësuar, madje ka dhe kryetarë komunash shqiptarë dhe ka mijëra edhe nëpër sindikata të ndryshme, ku shqiptarët janë pjesë, dhe nuk shoh asnjë problem që të njoftojnë njëri-tjetrin me email. Do isha i gatshëm që në këto takime të shkonim dhe bashkë, PS dhe PD.

Do isha krenar që ne këtu të ishim bashkë të gjithë edhe t’u flisnim, edhe pastaj shqiptarët të votojnë për kë të duan ata. Kjo historia e krijimit të alibive të humbjes së radhës. Rëndësi ka që ne të rrisim numrin e atyre që informohen”, u shpreh Taulant Balla.

Të fundit