Flash News

E-TJERA

Sindikata e Mjekëve Shqiptare në Europë thirrje qeverisë: Paga minimale e bluzave të bardha të bëhet 1500 euro

Sindikata e Mjekëve Shqiptare në Europë thirrje qeverisë:

Sindikata e Mjekëve Shqiptarë që punojnë në Europë ka dalë në krah të kolegëve të tyre në Shqipëri, për rritjen e pagës.

Përfaqësuesja e sindikatës, mjekja Elona Meta e cila punon në Gjermani, në një prononcim për mediat tha se për rritjen e vetëvlerësimit të mjekëve dhe minimizimi e hendekut të madh mes tyre e pacientëve, duhet që rroga minimale për uniformat e bardha të jetë 1500 euro. Sipas saj, për sa kohë që rrogat minimale do të vazhdojnë të jenë 400 euro, mjekët do të largohet nga vendi.

Mjekja Elona Meta u kërkoi kolegëve që të jenë të organizuar në mënyrë që kërkesa e tyre të jetë efektive dhe të zbatohet në kohë të shkurtër.

“Kemi bërë kërkesë për vendosjen e pagës minimale të mjekëve shqiptarë 1500. Kjo nismë do rrisë vetëvlerësimin e mjekëve dhe do minimizojë hendekun e madh mes mjekëve dhe pacientëve, që këto të fundit të ndihen të mirë trajtuar. Shpresoj që në një kohë të shkurtër të bëhet ndryshimi dhe ky ligj të hyjë në fuqi në parlamentin shqiptare dhe sa më shpejt rroga minimale e mjekëve shqiptarë të bëhet 1500 euro.

Sipas një studimi, shpenzimet mujore të shqiptarëve janë 400 euro si mund të mbulosh shpenzimet e 4 familjarëve, sepse e dimë që shqiptarët ushqehen nga dërgesat e emigrantëve. Ndaj kërkuam që paga minimale e uniformave të bardha të jetë 1500 euro. Për sa kohë pagat minimale të jenë 400 euro mjekët do të ikin, është plagë 30-vjeçare. Duhet që mjekët të jenë organizuar në mënyrë që kërkesa të jetë efektive dhe të zbatohet në një kohë të shkurtër. Jam e bindur që qeveria shqiptare do ta vërë në zbatim kërkesën tonë”,- deklaroi ajo.

Të fundit