Flash News

E-TJERA

"Sistemi u kris", akademiku Fuga: Situata në PD do të prodhojë ngjarje të tjera

"Sistemi u kris", akademiku Fuga: Situata në PD do të

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën e tensionuar në PD, duke theksuar se jeta politike është e ndërtuar në në mënyrë piramidale. Ai theksoi se shoqëria shqiptare nuk ka dalë ende nga kontrolli politik, ndërsa shtoi se dikur ishte një parti, ndërsa sot janë dy apo tre.

Akademiku deklaroi se ky sistem ka pësuar një krisje në dy muajt e fundit. Fuga është shprehur për "A2 CNN" se situata në PD do të prodhojë ngjarje të tjera. Duke folur për Kuvendin e së shtunës, ai tha se ishte një prurje që tronditi modelin e partive politike në Shqipëri.

“Ne kemi një shoqëri piramidale të ndërtuar në mënyrë piramidale edhe në jetën politike. Kryetarët dominojnë partitë. Politika kontrollon edhe ekonominë. E shikoj një sistem që nuk ka dalë nga kontrolli politik.

Diku ka qenë nën kontrollin e një partia, ndërsa sot është nën kontrollin e dy apo tre partive dhe i kryetarëve të tyre. Nga kjo pikëpamje, ky sistem këto dy muaj ka pësuar një krisje. Ai është në këmbë, por për arsye të rastësishme, për goditje të marrë nga jashtë, ky sistem ka marrë krisje.

Ajo që unë pash atë ditë në stadium, ku ishin mbledhur elitat lokale të PD, ishte një prurje e tillë e cila trondit të tërë modelin e partive politike në Shqipëri. Kjo do të prodhojë ngjarje të tjera”, u shpreh Fuga.

Të fundit