Flash News

E-TJERA

“Sistemin E-Albania e ka bërë Ilir Beqaj”, eksperti debat me ish-deputetin e PS: S’është momenti për të ‘prerë’ koka

“Sistemin E-Albania e ka bërë Ilir Beqaj”, eksperti debat

Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, ish-zv/Ministër i Brendshëm tha se sistemi E-albania u ndërtua nga ish ministri Ilir Beqja dhe dy kompani të tjera që sipas tij vodhën lekët.

“Sistemin E-Albania e ka bërë Ilir Beqaj dhe ekspertët e tij. Ti ma nxjerr lajm të mirë? Ilir Beqaj është një ndër tre kompanitë që ka marrë paratë dhe ka ngritur sistemin. Kanë vjedhur, kaq e thjeshtë është. Vetëm në Shqipëri ndodh të bëhet siç bën AKSH-i”, tha Peka.

Deklarata e tij në studion e ‘Open’, u replika nga Arben Çuko, ekspert për çështjet e sigurisë, ish-deputet i PS, pasi sipas tij nuk është koha për të shënjestruar përgjegjësit.

“Po ka përgjegjësi dhe qeveria. Jemi në mes të një lufte, të një beteje, që mund të ketë pasoja të këqija nëse do thellohet. Por nuk është momenti për të prerë ‘kokën’. Ekspertët e Microsoft po merren me këtë çështjes”, tha Çuko.

Të fundit