Flash News

E-TJERA

Situata e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, 7 raste të reja dhe 1 humbje jete

Situata e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në njoftimin e bërë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus dhe fatkeqësisht një person ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Aktualisht në Spitalin Infektiv në Tiranë po marrin trajtim 4 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.

Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Mars 2023)

Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 303

Testime totale 2,045,552
Raste pozitive 333,716
Raste të shëruara 329,961
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Berat. 7
Fier 5
Vlorë 3
Durrës. 2
Shkodër. 1

Të fundit