Flash News

E-TJERA

Situata e Covid-19/ Greqia hap kalimin kufitar me Shqipërinë nga sot deri në fund të muajit, kush lejohet të kalojë

Situata e Covid-19/ Greqia hap kalimin kufitar me Shqipërinë nga sot

Qeveria greke ka hapur pikën kufitare të Kapshticës me Shqipërinë nga dita e sotme deri në fund të muajit, në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se në sajë të këtij vendimi, do të lejohet të kalojnë vetëm shqiptarët që kanë statusin e punëtorit sezonal.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se duke filluar nga dita e sotme, deri në datën 31.05.2021, nga ora 08:00-16:00, do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në drejtim të Greqisë, të cilët mbajnë statusin e punëtorit sezonal.

Këta shtetas më parë, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sqarojmë se kuota ditore e pranimit është 400 persona, të cilët gjithashtu duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://ëëë.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve”, sqaron policia.

Kujtojmë se pika e kalimit të kufirit në Kapshticë ka qenë e mbyllur prej datës 20 nëntor 2020.

 

Të fundit