Flash News

E-TJERA

Situata e Covid-19 në Shqipëri, 8 humbje jete dhe 510 të infektuar në 24 orë

Situata e Covid-19 në Shqipëri, 8 humbje jete dhe 510 të

Tetë humbje jete dhe 510 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 477 persona, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit