Flash News

E-TJERA

Situata e Covid-19 në Shqipëri, tetë viktima dhe 410 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në Shqipëri, tetë viktima dhe 410 raste

Tetë viktima dhe 410 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit nga covid-19 në Shqipëri, sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë.

“265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri”, sqaron MSH.  

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         410

Të shëruar ne 24 orë                                      81

Të shtruar në spitale                                       373

Humbje jete në 24 orë                                  8

Testime ditore                                                  2,044

 

Testime totale              148,232

Raste pozitive                       26,211

Raste të shëruara               12,574

Raste Aktive                           13,039

Humbje jete                            598

Të fundit