Flash News

E-TJERA

Situata e Covid-19 në vend: Dy humbje jete dhe 23 raste të reja, ulet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale

Situata e Covid-19 në vend: Dy humbje jete dhe 23 raste të reja, ulet

Dy humbje jete dhe 23 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 629 persona, ndërsa ka rënë numri i të shtruarve në spitale.

“5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit