Flash News

E-TJERA

Situata e COVID-19, pesë viktima dhe 182 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata e COVID-19, pesë viktima dhe 182 raste të reja në 24

Në 24 orët e fundi në vendin tonë janë regjistruar 5 viktima, 182 raste të reja dhe 90 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 1055 testime të kryera. Sakaq, në dy spitalet covid po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,

nga 7 raste në Fier, Berat,

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,

nga 3 raste në Sarandë, Dibër,

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 182

Të shëruar ne 24 orë90

Humbje jete në 24 orë5

Testime ditore1055

 

Testime totale 100,953

Raste pozitive 15752

Raste të shëruara 9675

Raste Aktive  5648

Humbje jete     429

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2869

Durrës      590

Shkodër   426

Korçë  304

Fier          284

Lezhë        276

Elbasan       238

Vlorë 203

Kukës        159

Berat  153

Dibër 80

Gjirokastër  66

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit