Flash News

E-TJERA

Situata e tensionuar, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Rusi

Situata e tensionuar, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë sot një thirrje qytetarëve shqiptarë pas situatës së krijuar me grushtin e shtetit të grupit Ëagner në Rusi.

Në një njoftim në Facebook, ministria u drejtohet qytetarëve që ndodhen në Moskë duke u thënë se për çdo problematikë duhet t’i drejtohen ambasadës.

Po ashtu janë vënë në dispozicion edhe numrat e kontaktit.

“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë: +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al. Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën:  [email protected]”, njofton ministria.

Të fundit