Flash News

E-TJERA

Situata e tensionuar në Kurbin, KQZ dërgon inspektorë

Situata e tensionuar në Kurbin, KQZ dërgon inspektorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar inspektorë për të parë nga afër situatën e tensionuar të krijuar gjatë procesit të numërimit të votave në Bashkinë e Kurbinit.

Inspektorët e KQZ-së do të monitorojnë nga afër procesin që të vijojë numërimi dhe rezultati të dalë sa më shpejt.

Megjithatë, pas një ndërprerje të shkurtër tashmë ka nisur numërimi. Nga 74 qendra votimi janë hapur 49 të tilla.

Kujtojmë se kandidatët Behar Haxhiu nga BF dhe Majlinda Cara kanë një diferencë shumë të ngushtë votash, ndërsa janë numëruar 47 nga 74 QV në total.

Të fundit