Flash News

E-TJERA

Përplasjet në PD, Komisioni Europian: Nuk ndërhyjmë në situatën e brendshme

Përplasjet në PD, Komisioni Europian: Nuk ndërhyjmë në

Komisioni Evropian ka zgjedhur të mos ndërhyjë në situatën e brendshme në PD.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero e pyetur nga Fax News, për një koment sa i takon situatës aktuale në  Partinë Demokratike, ka kërkuar që qeveria dhe opozita të sigurojnë vazhdimin e reformave.

“Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, deklaroi ajo.

Të fundit