Flash News

E-TJERA

Situata e zjarreve në vend, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi! Duhet organizim

Situata e zjarreve në vend, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi!

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, ka folur mbi situatën e zjarreve në vend.

I ftuar në News24, Softa u shpreh se kur situata përsëritet cdo vit, është e patolerueshme mosmarrja e masave.

Sipas Softës, duhet të ketë një qendër kombëtare dhe të bëhet më mirë parandalimi sesa përpjekja për të fikur. Eksperti deklaroi se janë 325 milionë euro këtë verë nga dëmet që kanë sjellë zjarret, një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria.

Softa: “Klima ka ndyshuar shumë vitet e fundit. Shqipëria ka disa vite që ka zjarre masive, pra nuk është dicka e re. Kështu që duhet më shumë organizim nga ana e institucioneve përkatëse, në mënyrë që dëmet të minimizohen.

Dëmet janë shumë më të larta, është një kambanë alarmi për një vend si Shqipëria. Mungon mbështetja për punonjësit zjarrfikës dhe infrastruktura e duhur. Më vjen keq që arsyeja kryesore e zjarreve janë zjarrvënësit. Motivet janë të ndryshme. Më e keqja akoma është me përsëritësit zjarrvënës. Pra, duhen mbajtur nën vëzhgim, më mirë parandalimi se analizat.

Dëmi është i madh, rreth 325 milionë euro në total këtë verë nga zjarret, duke u djegur pyje, kullota, dru frutorë, bagëti, shtëpi, madje ka pasur edhe humbje jete.”

Të fundit