Flash News

E-TJERA

Situata kritike në veri të Kosovës, vjen reagimi i parë nga NATO. Stoltenberg: Beogradi dhe Prishtina të përmbahen

Situata kritike në veri të Kosovës, vjen reagimi i parë nga

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar dhe lidhur me këtë shqetësim ka ardhur dhe reagimi i parë nga NATO, ku Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me situatën kritike në veri të Kosovës.

Përmes një statusi në Tëitter, Stoltenberg ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të përmbahen dhe se duhet t`i rikthehen dialogut.

“Bisedova me Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurtin për nevojën e de-eksalimit në veri të Kosovës. Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut. Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Të fundit