Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19/ Gjashtë humbje jete në 24 orët e fundit, rritet sërish numri i infeksioneve

Situata me Covid-19/ Gjashtë humbje jete në 24 orët e fundit,
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë ka pësuar ulje numri i viktimave dhe rritje ai i infeksioneve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën gjashtë persona nga Covid-19 të moshave 64- 85 vjeç.

Ndërkohë nga 2993 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 493 raste të reja. Tirana mbetet vatra e nxehtë e shpërndarjes së virusit me 141 raste.

Gjithashtu janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 janë të intubuar.

Sa i përket vaksinimeve, në total e kanë marrë dozën mbi 65 mijë persona.

Statistika (28 Mars 2021)

Raste të reja ditore        493

Të shëruar në 24 orë     557

Të shtruar në spitale      327

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2993

Testime totale            551,307

Raste pozitive             124,134

Raste të shëruara        89,456

Raste Aktive                 32,468

Humbje jete                  2210

Të fundit