Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19, Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje drastike të të gjithë indikatorëve

Situata me Covid-19, Komiteti i Ekspertëve: Ka rritje drastike të
Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për mediat bëri me dije se ka rritje shqetësuese të incidencës. Shefja e Epidemiliogjisë në ISHP, Silva Bino tha se rritja e shifrave me koronavirus është drastike.

“Këtë javë vërejmë një rritje të numrit të rasteve, të incidencës. Është një rritje drastike në 2019. Vërejmë dhe rritje të incidencës dy javore në 378 raste për 100 mijë banorë”, shtoi ajo.

Ndërkohë Shefja e Urgjencës, Najada Çomo tha se ka rritje të shtrimeve, duke theksuar se dhe të rinjtë që paraqiten në spital, janë në gjendje të rënduar.

“Është parë një shtim i numrit të infektuar, kjo pasqyrohet edhe të të shtruarit në spital. Ditët e fundit evidentohen raste të shtuara, që tregon një trend në rritje. Edhe personat në moshat e reja paraqiten në spitale në forma të rënduara”, deklaroi ajo.

Të fundit