Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot në orën 12.00

Situata me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet

Sot në orë 12.00 pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën e pandemisë në vendin tonë, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Shendetësisë.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë kufizim të masave anti-covid. Varianti Delta dhe stina e vjeshtës kanë sjellë rritje të shifrave me koronavirus.

Kjo është shoqëruar edhe me rihapjen e spitalit covid 3, ndërsa po diskutohet dhe rihapja e covid 4.

Aktualisht në vendin tonë janë në fuqi masat që parashikojnë vendosjen e maskës në mjediset e mbyllura, ndalimin e grumbullimeve, ora policore 23.00-06.00, zhvillimi i aktiviteteve sportive dhe artistike me kapacitetet të reduktuar.

Të fundit