Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19/ Nëntë humbje jete në 24 orët e fundit, ulet numri i rasteve të reja

Situata me Covid-19/ Nëntë humbje jete në 24 orët e fundit,
Spitali Infektiv, covid 1

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar nëntë humbje jete nga Covid-19. Ndëkohë numri i infeksioneve ka shënuar një rënie të ndjeshme. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1889 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 375 raste.

Gjithashtu janë shëruar 391 persona. Kryeqyteti mbetet vatra e nxehtë e përhapjes së virusit, duke regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve ditore dhe viktimave.

Sipas MSH, personat që kanë humbur jetën janë nga mosha 38-86 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         375

Të shëruar në 24 orë      391

Të shtruar në spitale      324

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore              1889

Testime totale            251,524

Raste pozitive            55,755

Raste të shëruara       31,181

Raste Aktive              23,431

Humbje jete               1143

Të fundit