Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19, Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tiranës, të ketë kufizime në fundjavë

Situata me Covid-19, Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë
Mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur për situatën aktuale të pandemisë dhe për kufizimet në kuadër të saj. Ai kërkoi një ashpërsim të masave, që lidhet me kufizimin e lëvizjes në fundjavë.

Pipero tha për "ABC-ja e mëngjesit" se në fundjave duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tiranë dhe nga njëri qytetet te tjetri, pasi shtoi ai, ka mbipopullim të bareve dhe restoranteve.

Mjeku shtoi se këto të fundit duhet të respektojnë masat e vendosura. Ky kufizim dhe masat që janë në fuqi, sipas Piperos, mund të ndikojnë për të përmirësuar situatën me Covid-19.

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavë duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.

Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit", tha ai.

Ky i fundit thekson se "deri në gjysmën e parë të marsit numrat do të jenë në rritje. Ka disa faktor që më bëjnë të jenë optimist për fundin e muajit prill, qoftë vaksina procesi i së cilës po vijon, por besoj edhe rritja e temperaturave do të luajë rolin e saj”.

Të fundit