Flash News

E-TJERA

Situata me Covid-19/ Tre viktima në 24 orët e fundit, bie numri i infeksioneve

Situata me Covid-19/ Tre viktima në 24 orët e fundit, bie numri i
Spitali Infektiv, covid 1

Në 24 orët e fundit tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë. Në zbritje ka ardhur edhe numri i infeksioneve, ku nga 4499 testime ët kryera kanë rezultuar pozitivë 655 raste të reja.

Numrin më të lartë të tyre e ka Tirana me rreth 250 raste, ndërkohë që bashkitë e tjera raportojnë shifra më të ulëta.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 janë të intubuar.

Krahësuar me një ditë më parë bilanci me koronavirus në vendin tonë paraqitet më optimist.

Covid-19 – Statistika (09 Janar 2021)

Raste të reja ditore         655

Të shëruar në 24 orë      356

Të shtruar në spitale      273

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore               4499

Të fundit