Flash News

E-TJERA

Situata me COVID/ Shtatë humbje jete në 24 orët e fundit, rritet numri i infeksioneve

Situata me COVID/ Shtatë humbje jete në 24 orët e fundit, rritet

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shtatë humbje jete. Numri i infeksioneve ka shënuar rritje krahasuar me një ditë me parë. Nga 2508 testime, të kryera kanë rezultuar pozitivë 490 persona.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se janë shëruar 93 qytetarë. Sipas MSH, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë.

Njoftimi i plotë:

 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

 

Të fundit