Flash News

E-TJERA

Situata me motin, ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Situata me motin, ndalohet hyrja e mjeteve të rënda në Greqi

Autoritetet doganore greke kanë njoftuar palën shqiptare se për shkak të kushteve të vështira të motit, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në territorin grek.

Përmes një  njoftimi për mediat, Policia Kufitare e Kakavijës nuk bën të ditur datën se kur do të rifillojnë sërish mjetet e tonazhit të rëndë të hyjnë në territorin grek, teksa theksohet se një masë e tillë është marrë për shkak të kushteve meteorologjike.

Ndërkohë që automjetet e tjera do te lejohet të qarkullojnë vetëm me zinxhirë.

Njoftimi i drejtorisë Vendore te Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që  të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të kushteve të motit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin

Të fundit