Flash News

E-TJERA

Situata me zjarret, ambasadorja Yuri Kim takim në Pashaliman me Peleshin dhe kreun e emergjencave; çfarë u diskutua

Situata me zjarret, ambasadorja Yuri Kim takim në Pashaliman me Peleshin
Foto nga takimi në Pashaliman

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim në Pashaliman për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të zjarreve në vend me ekspertët e USAID, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, kreun e Emergjencave Haki Çako dhe përfaqësues nga strukturat vendore.

Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë takimit është diskutuar lidhur me mbështetjen teknike që po jep ekipi i USAID për operacionet humanitare të shuarjes së zjarreve.

“Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret. USAID – US Agency for International Development  U.S. Embassy, Tiranë”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

 

 

Të fundit