Flash News

E-TJERA

Situata me zjarret, IGJEUM paralajmëron: Nesër pritet rrezik i lartë; cilat qarqe duhet të bëjnë kujdes

Situata me zjarret, IGJEUM paralajmëron: Nesër pritet rrezik i

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar një parashikim të situatës së zjarreve për dy ditët në vijim.

Sipas IGJEUM, rrezik më i lartë paraqitet në Jugperëndim të Shkodrës, në  Verilindje të Kukësit dhe në Veriperëndim të Dibrës. Ndërsa në zonat e tjera të vendit paraqitet një rrezik më i moderuar.

Temperaturat do të shënojnë një rritje deri në 38 gradë celsius në vendet e ulëta. Gjatë dy ditëve në vijim nuk priten reshje shiu, ndërsa erërat do të jenë të lehta.

Njoftimi i plotë:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.

Situata me zjarret, IGJEUM paralajmëron: Nesër pritet rrezik i   Situata me zjarret, IGJEUM paralajmëron: Nesër pritet rrezik i   Situata me zjarret, IGJEUM paralajmëron: Nesër pritet rrezik i

 

Të fundit