Flash News

E-TJERA

Situata me zjarret kritike në Devoll, flakët përhapen drejt Kapshticës

Situata me zjarret kritike në Devoll, flakët përhapen drejt

Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Verrnik në Devoll, duke avancuar me shpejtësi gjatë natës në drejtim të pikës kufitare me Greqinë.

Flakët janë përhapur shumë pranë postës dhe komisariatit të policisë në doganën e Kapshticës, duke ngritur alarmin për rrezik serioz në zonë.

Zjarri është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i thepisur, çka e ka bërë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Flakën kanë shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe vazhdon të përparojë për shkak të kushteve të pafavorshme në terren. Situata mbetet kritike.

Të fundit